Arbëri

MBPZHR-ja dhe USAID me projekte të përbashkëta për zhvillimin e bujqësisë

Descriptive Text

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ministri Nenad Rikalo, ka pritur në një takim drejtorin e USAID për Kosovë, James Hope, me të cilin kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë, përmes investimeve në projekte të reja.

Rikalo e njoftoi atë me programin e ministrisë për zhvillim rural.

Ai tha se ky program në vazhdimësi ka sjellë rezultate dhe falë investimeve në bujqësi është siguruar rritje ekonomike në vend, vende të reja pune dhe rritje të prodhimit vendor.

Sipas komunikatës, Rikalo, po ashtu ka folur edhe për prioritetet për këtë vit, ku ka ritheksuar se do t’i japin prioritet kryesor efikasitetit në implementimin e programeve mbështetëse për fermerët dhe agrobizneset.

Ai vlerësoi lartë projektet e USAID, që sipas tij po ndikojnë në zhvillimin edhe fuqizimin e sektorit të bujqësisë në vend.

Nga ana tjetër, drejtori i USAID, James Hope vlerësoi angazhimin e ministrisë në mbështetje të fermerëve dhe çmoi shumë bashkëpunimin që kanë si dy institucione. Hope tha se mbështetja e USAID do të vazhdojë përmes projekteve të ndryshme bujqësore.

Në këtë takim, kanë marrë pjesë edhe drejtori i Zyrës për Zhvillim Ekonomik, Brian Mastalus dhe Besa Ilazi, specialiste e menaxhimit të projektit të USAID-it.