Arbëri

Në Tiranë Turqia vazhdon ndërtimin e xhamisë më të madhe në Ballkan

Ndërtimi i një prej faltoreve më të madhe në Ballkan, Xhamisë së Namasgjasë, në Tiranë po vazhdon pandërprerë.

Gurthemeli i parë i saj më në fund u hodh më 13 maj të vitit 2015, ku në ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili gjatë një fjalimi tha se kjo do të jete dhurata më e vyer e Turqisë për popullin shqiptar.

Duke folur për Agency Anadollu, drejtuesi i punimeve të kësaj xhamie, Hüseyin Şentürk, tregon për avancimin e punimeve duke thënë se ndërtimi karabina i kësaj faltoreje sapo ka përfunduar dhe se kanë nisur nga puna me fazën tjetër të punimeve, atë të punëve të detajuara.

Duke vënë në dukje se ata janë vazhdimisht nën mbikëqyrje të punimeve mbi letër dhe në terren, Şentürk, në vijim shton: "Ndërtimi i xhamisë po vazhdon me shpejtësi ashtu sikurse ishte planifikuar. Shpresojmë që në fund të vitit 2018 të hapim xhaminë për besimtarët. Normalisht jemi duke bërë llogaritë nëse do të mundemi ta mbarojmë pak më parë. Kemi pas shtetin e Turqisë dhe si rrjedhojë nuk kemi pasur as edhe një problem financiar apo të ngjashëm me këtë dhe kur gjendja është e tillë nuk mbetet asnjë problem për ndërtimin e saj. Ndërtimi karabina ka përfunduar, ndërsa tenderët për punimet e tjera të hollësishme janë mbyllur. Ndërtimi po vazhdon sipas parashikimeve. Kemi bërë gjithashtu edhe tenderin për veshjen me gurë të xhamisë."

Ai thotë se të gjitha kompanitë nënkontraktuese janë vendase dhe më pas shton: "Tani jemi duke hyrë në një fazë të re punimesh. Disa punë të veçanta janë mbulesa me plumb e kupolave dhe për t’i bërë këto do të sjellim ekipe nga Turqia. Ndërsa dritaret e kësaj xhamie do të prodhohen në punishten e kompanisë tonë Komaş."

Drejtuesi i punimeve thotë se dy katet e fundit janë drejt përfundimit, kate këto të cilat do të përdoren për parkimin e automjeteve, ndërsa puna në katin 0, kat i cili do të jetë për përdorim të shumëllojshëm, është duke vazhduar. Ai thotë se i vetmi ndërtim i cili nuk ka nisur është ai i godinës së muzeut për shkak se në të aktualisht ka një problem të vogël me pronësinë, ndërsa vë në dukje se sapo të zgjidhet problemi menjëherë do të fillojnë punimet.

Duke folur për kapacitetin e xhamisë, Şentürk tha se vetëm në ambientet e brendshme të kësaj faltoreje do të mund të kryejnë ritet e tyre të paktën 3.650 persona

Şentürk foli edhe për reagimet e qytetarëve për ndërtimin e kësaj xhamie duke thënë se ka marrë reagime shumë pozitive, madje ka njerëz të cilët luten dhe preken deri sa derdhin lot kur shohin punën e bërë deri tani, ndërpres përfundoi se "ne si Turqi jemi duke lënë një gjurmë në Ballkan me këtë vepër. Zoti qoftë i kënaqur nga Turqia dhe ata që janë bërë shkas për ndërtimin e kësaj xhamie."

Në kompleksin e Xhamisë së Namazgjasë do të ketë hapësira për zyra, bibliotekë dhe sallë konferencash. Pranë xhamisë do të ndërtohet edhe një muze i cili quhet “Muzeu i Bashkëjetesës”.