Kosova e Lugina planifikojnë konferencë mes bizneseve

Kosova e Lugina planifikojnë konferencë mes bizneseve

05 shkurt 2018 16:19

Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasni, priti në takim deputetin e vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasani, me të cilin diskutuan për gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me theks të veçantë për gjendjen e vështirë ekonomike me të cilën ballafaqohen shqiptarët në këto tri komuna.

Ministri Hasani u njoftua në detaje nga deputeti Fatmir Hasani për gjendjen dhe mundësitë e zbutjes se kësaj gjendje.

Ne vazhdën e këtij takimi, deputeti Hasani shprehu shqetësimin e madh për numrin enorm të të papunëve në këto tri komuna.

Ministri Hasani shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë duke marrë angazhimin për krijim e urave të bashkëpunimit në mes të bizneseve kosovare dhe atyre të Kosovës Lindore, duke propozuar organizimin e një konference në mes bizneseve të Preshevës, Medvegjës, Bujanocit dhe bizneseve të Republikës së Kosovës duke hulumtuar mundësitë e përbashkëta të bashkëpunimit dhe zbutjes së gjendjes së papunësisë në regjionin e Luginës së Preshevës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme