Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj po merr pjesë në takimin vjetor të ministrave të Jashtëm të koalicionit anti-ISIS, që po mbahet në Washington, njofton kumtesa nga MPJ, transmeton Koha.net.
Duke e falënderuar Sekretarin Tillerson për organizimin e këtij takimi, Hoxhaj ka thënë se Kosova ka ndërmarrë masa efikase për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit fetar, si dhe për parandalimin e qytetarëve të Kosovës për t’iu bashkuar organizatave terroriste.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Si shteti më i ri në Evropë, Kosova është krenare që është pjesë e Koalicionit Global Anti-ISIS, që nga dita e parë e themelimit. Në të njëjtën kohë, Kosova është shembull në rajon në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Evropën Juglindore. Ne mbetemi të përkushtuar të kontribuojmë në sigurinë e Evropës dhe atë globale”, ka thënë Hoxhaj.
Në margjjina të takimit, Hoxhaj ka takuar edhe Sekretarin Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës duke theksuar në veçanti raportet e shkëlqyera mes dy vendeve.
Në anën tjetër, në takimet me ministrat e Jashtëm të Qipros, Polonisë, Austrisë, Holandës, Çekisë, Norvegjisë, Afganistanit, Malajzisë, Singaporit e shumë të tjerë, Hoxhaj ka kërkuar mbështetjen për Kosovën për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, njohjen diplomatike të Kosovës, si dhe zgjerim të bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme.