Arbëri

Reagimi i vonuar

Ndotja enorme e ajrit që ka ndodhur prej shumë vjetësh në Prishtinë nuk ka nxitur asnjëherë më parë reagimin e institucioneve sikurse tani, kur Prishtina u gjet midis zhurmës dhe presionit publik për të parandaluar ndotjen e ajrit. Edhe pse u mirëpritën, masat që ndërmorën institucionet, për ekspertët e mjedisit, deputetët dhe qytetarët, ishin të vonuara

Reagim të vonuar e quajnë ekspertët e mjedisit, deputetët dhe qytetarët reagimin e institucioneve të shtetit rreth ndotjes alarmante të ajrit në kryeqytetin e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndotja enorme e ajrit që ka ndodhur prej shumë vjetësh në Prishtinë nuk ka nxitur asnjëherë më parë reagimin e institucioneve, sikurse tani, kur Prishtina u gjet midis zhurmës dhe presionit publik për të parandaluar ndotjen e ajrit, pasi që të dhënat e matjeve në ditët e fundit e nxirrnin Prishtinën qytetin me ajrin më të ndotur në botë.

Presioni publik rezultoi me nxjerrjen e një vendimi nga Komuna e Prishtinës për fillimin e zbatimit të një pakoje masash kundër nivelit alarmant të ndotjes, nisur ndalimi i lëvizjes me vetura në zonën qendrore të Prishtinës. Pastaj organizimin e një proteste në ditën kur Kuvendi i Kosovës kishte caktuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme në lidhje me çështjen e ndotjes së ambientit, sikurse që edhe Kuvendi Komunal i Prishtinës thirri seancë të jashtëzakonshme me po të njëjtën temë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)