Prokurimi publik, menaxhimi i pasurive financiare dhe pagesat e palëve të treta janë problemet më të mëdha me të cilat përballen komunat e Kosovës, raporton KTV.
Sipas Auditorit të Përgjithshëm, komunat bëjnë keqklasifikim të kodeve në planifikim të buxhetit, gjë e cila, sipas auditorit, duhet të ndalohet pavarësisht faktit se sivjet është vit zgjedhor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike, ku u shqyrtua raporti i auditimit për pasqyrat vjetore financiare të komunave për vitin 2015, krerët e komunave thanë se kanë probleme komunikimi me nivelin qendror. Ndërsa, për kryeqytetin sfidë kryesore mbetet çështja e pasurisë së paluajtshme.