Arbëri

Maqedonia përkrah transformimin e FSK-së në ushtri me ndryshime kushtetuese

Forca e Sigurisë së Kosovës, ndonëse pa mandat ushtarak, vazhdon të presë e nderojë komandantë e udhëheqës të ushtrive të ndryshme të botës.

Kësaj radhe, ka pritur ministren e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska-Jankovska.

Ajo tha se si fqinjë të mirë që janë, nuk do të përzihen në punë të brendshme të Kosovës, por sipas saj, Maqedonia përkrah qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare që transformimi i FSK-së në Forcë të Armatosur të bëhet ne ndryshime kushtetuese.

“Puna e parë që duhet të garantojmë, është ndihma për fqinjët. Kjo do të thotë se për çështjet e ndryshme duhet të jemi të kujdesshëm, prandaj Republika e Maqedonisë çdoherë ka dëgjuar me vëmendje qëndrimin e Kosovës, por të bashkësisë ndërkombëtare dhe ne përkrahim qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare që të përfillen të gjitha procedurat në përputhje me situatën politike”, ka thënë Shekerinska Jankovska.

FSK-ja, sipas ministrit të saj, ka synim integrimin në NATO, e në kuadër të kësaj është e interesuar që ta avancojmë bashkëpunimin me të gjitha shtetet që janë pjesë e NATO-s dhe ato aspirojnë për të qenë në të ardhmen.

Kreu politik i FSK-së foli edhe për integrimin e minoritetit serb në FSK, për çka deklaroi të jetë i kënaqur.

Sipas planit të bashkëpunimit për këtë vit, ndërmjet dy ministrive, ushtria e Republikës së Maqedonisë do të marrë pjesë në ushtrimin e FSK-së i quajtur “Shqiponja 6’’.

Ministrja, Shekerinska-Jankovska, do të pritet edhe nga kryeministri, Ramush Haradinaj.