Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkohet konsensus për integrimin evropian

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është ftuar sot nga Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane ku ka diskutuar për Strategjinë e Zgjerimit të Bashkimit Evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Ministrja Hoxha theksoi se Strategjia për Ballkanin Perëndimor e Komisionit Evropian është paralajmëruar në kuadër të “Deklaratës së Synimeve” që është promovuar pas paraqitjes të Presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker në fjalimin vjetor para Parlamentit Evropian në shtator 2017.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Asnjërit nga vendet tjera të rajonit, theksoi Ministrja, nuk i është prezantuar formalisht ndonjë draft i kësaj strategjie – prandaj theksoi ajo, është e parakohshme që të komentojmë përmbajtjen e saj deri në publikimin e saj javën e ardhshme.

“Në kuadër shkëmbimeve të rregullta që kemi me institucionet e BE-se dhe vendet anëtare, i kemi prezantuar qëndrimet tona. Në këtë drejtim më lejoni të japë disa nga këto qëndrime. Procesi integrues i Kosovës ka pasur një avancim progresiv viteve të fundit. Kemi siguruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, jemi në prag të liberalizimit të vizave, kemi siguruar qasje në Programet e BE-së dhe jemi përfitues më të mëdhenj për kokë banori të asistencës së BE-së”, theksoi Ministrja Hoxha.

Presim që Strategjia ta njoh progresin e arritur dhe të konfirmoj avancimin e procesit integrues të Kosovës në Bashkimin Evropian, deklaroi Ministrja para Komisionit Parlamentar duke shtuar se jemi plotësisht të vetëdijshëm për kufizimet objektive, respektivisht mos njohjen nga 5 vendet anëtare të BE-së, por njëkohësisht jemi të bindur që nëse sigurojmë përmbushjen e detyrave të shtëpisë përmes zbatimin rigoroz të MSA-së, Bashkimi Evropian do të gjej mënyra për të avancuar më tutje procesin integrues të Kosovës.

Hoxha, kërkoi nga deputetët që të nxirret një Rezolutë e përbashkët nga Kuvendi me konsensus të të gjitha partive politike për të shprehur zotimin për të avancuar proceset e integrimit, sepse, integrimi evropian nuk ka alternativë. Duhet të bëhen reforma në drejtësi, ekonomi dhe administratë publike dhe institucionet e Kosovës, theksoi Ministrja Hoxha, duhet të flasin me një zë dhe të kenë një qëndrim të përbashkët – prioritet i politikave dhe ligjeve për MSA-në dhe ERA si konsensus ndërinstitucional.

Ministrja theksoi po ashtu, se disa nga çështjet që priten të arrihen rezultate të prekshme janë në fushën e gjyqësorit, rritjen ekonomike dhe arsim më të mirë, si detyra që duhet edhe të argumentohen.

“Nuk duhet harruar që prioriteti i parë i institucioneve tona duhet të jetë zbatimi i reformave të gjithëmbarshme të parapara me MSA-në. Vetëm rezultatet e bindshme dhe progresi në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë do të vendos institucionet tona me një pozitë ku mund të kërkojmë më shumë nga ana e BE-së. Për momentin, topi është në anën tonë që t’i përfundojmë detyrat e shtëpisë, nëse më lejoni të shprehem në këtë mënyrë”, theksoi ministrja.