Gjatë ditëve të vikendit, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje kohë pas kohe të shiut, kurse në viset malore reshje shiu të përziera me borë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të vazhdoj të bije nën vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimi me shpejtësi mbi 13m/s..
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo