Gjilan, 2 shkurt – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në cilësinë e anëtarit të Bordit të Agjensionit Europian për Zhvillim të Demokracisë Lokale (ALDA), po merr pjesë në takimin e radhës në Bruksel.
Temë kyçe e diskutimit të sotëm është bashkëpunimi ndërmjet institucioneve lokale në nivel rajoni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Perspektiva europiane e Kosovës, por edhe e rajonit tonë është e paalternativë. Në kuadër të këtij angazhimi, besoj së shume shpejt ALDA, sipas kërkesës dhe përkrahjes sime, do të mirëpres në gjirin e saj edhe disa komuna nga Kosova, por dhe nga rajoni, si Kosova Lindore e Maqedonia, si anëtarë të kësaj organizate të rëndësishme të Europës”, ka thënë, ndër të tjera, kryetari i Gjilanit, gjatë diskutimit të sotëm në këtë takim në Bruksel.
Kryetari Haziri ka njoftuar se Gjilani shumë shpejt do të jetë nikoqir i takimit të radhës të Agjensionit Evropian për Zhvillim të Demokracisë Lokale (ALDA).