Arbëri

Sllovenia përkrah Kosovën në proceset integruese

Descriptive Text

Ministri e Financave përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ministri Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë Bojan Bertoncelj, ku diskutuan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, sidomos në shkëmbimin e përvoja në fushën e financave publike si dhe për vizitën që pritet të bëjë Ministri Hamza ne Slloveni gjatë javës së ardhshme.

Sipas komunikatës, Hamza gjithashtu e njoftoi Ambasadorin Bertoncelj për zhvillimet buxhetore si dhe për prioritetet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal, si dhe për përkushtimin në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend dhe hapjes së vendeve të reja të punës.

Ambasadori slloven shprehu gatishmërinë e shtetit slloven për ta përkrahur Kosovën në proceset integruese të saj drejt Bashkimit Evropia