Ministri e Financave përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ministri Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë Bojan Bertoncelj, ku diskutuan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, sidomos në shkëmbimin e përvoja në fushën e financave publike si dhe për vizitën që pritet të bëjë Ministri Hamza ne Slloveni gjatë javës së ardhshme.
Sipas komunikatës, Hamza gjithashtu e njoftoi Ambasadorin Bertoncelj për zhvillimet buxhetore si dhe për prioritetet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal, si dhe për përkushtimin në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend dhe hapjes së vendeve të reja të punës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmbasadori slloven shprehu gatishmërinë e shtetit slloven për ta përkrahur Kosovën në proceset integruese të saj drejt Bashkimit Evropia