Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj mesazh BE-së dhe Washingtonit

21:34 - Kryeministri Ramush Haradinaj ka dërguar një mesazh për Bashkimin Evropian dhe Washingtonin. Ai ka thënë se janë bërë “dy dekada dhe nuk po munden me e zgjidhë një problem në Ballkan dhe se nëse s’po munden ta bëjnë këtë, si do të mund të drejtojnë botën”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pacolli mund të rrëzojë qeverinë? - Haradinaj pa koment

21:22 - Kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka komentuar deklaratën e zëvendësit të tij, Behgjet Pacolli, që kishte thënë se nëse 10-15 ditësh s’ka zgjidhje për demarkacionin mund të dalë nga koalicioni qeverisës.


Haradinaj: Ata me të cilët takohem çdo ditë s’kanë pse më çojnë porosi për demarkacionin

21:12 - Asnjë prej atyre që po i bëjnë presion kryeministrit Haradinaj për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi nuk kanë diçka konkrete.

Presioni i tyre vetëm po e pengon atë në një zgjedhje më të shpejt.

Vetë Haradinaj në Rubikon të KTV-së ka thënë se një presion i tillë nuk po i bën mirë.

“Jam ka vuaj se kam çka me thanë, kam çka me fol, di diçka, kom ide por s’du me dëmtua temën”, ka thënë ai.

Haradinaj tha se nuk ka nevojë që t’i dërgojnë porosi publike pasi me të njëjtit shihet çdo ditë.

“Le ta gjejnë zgjidhjen dhe unë po ua pranoj por nuk është ashtu”.


Vizita e kryeministrit malazez mund të japë një përgjigje për demarkacionin

21:00 - Çështja e pazgjidhur e demarkacionit me Malin e Zi mund të marrë përgjigje apo të ketë hapësirë për ndryshime me vizitën e kryeministrit malazez në Kosovë.

Këtë për Rubikon të KTV-së e bëri të ditur kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i cili foli edhe për një takim të përbashkët të dy qeverive në një të ardhme të afërt.

“Nuk është që mund t’i jap krejt përgjigjet, mund të jap përgjigje por jo krejt. Jo që do të komunikohet atë ditë por tema do të avancojë sepse do të diskutohet me siguri”, theksoi Haradinaj.


Haradinaj: E dhimbshme që më shumë t’i jepet rëndësi raportit të Martyt se masakrës së Krushës

20:55 - Kritikat e Haradinajt për Gjykatën Speciale nuk u shuan me tërheqjen e tij nga mbështetje e iniciativës për shfuqizimin e saj.

“Është e dhimbshme bashkësia ndërkombëtarë m’i dhënë ma shumë peshë raportit të Dick Marty-t se sa masakrës Krushës. Nuk ka të bëj me iniciativën e sotme por këto s’do të ndryshojnë. Nuk e kam bërë asnjë veprim që e ç’nderon Kosovën. Nuk dal kundër deputetëve të vendit veç sa për t’ju bërë qefin disa ambasadorëve, le ta harron gjithkush atë”, shtoi tutje kryeministri Haradinaj.


Kundërshtimi i Speciales nuk është “as për Ramushin e as për Dautin”

20:44 - Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ritheksoi në Rubikon të KTV-së se nuk i frikohet Speciales.

Madje, sipas tij, fjalët që i “Ramushi i frikohet se i vëllai, deputeti Daut Haradinaj do të jetë një ndër të akuzuarit, nuk qëndrojnë” sepse, siç ka thënë “nuk jemi na prej atyre frikacakëve, kemi tregu që s’jemi”.

“Atdheun nuk e duam rastësisht e pahiri, po e kemi në gjen. Nuk mundet dikush me na tut e me na kushtëzu, me na zënë bishtin me kurrëgjë. E vetmja gjë është me besu. Unë kam besu atëherë se është e drejtë më dhënë dorëheqje e me shku në Gjykatë dhe i kam sjell kush e di sa lëvdata këtij vendi”.


Tërheqja nga shfuqizimi i Speciales për Haradinajn është reflektim i realitetit

20:41 - Qeveria obligohet ta mbyllë çështjen e shfuqizimit të Speciales, ngase, sipas të parit të vendit, Hashim Thaçi, është zbehur energjia dhe mungon vullneti politik.

Tërheqjes së iniciativës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale i del në mbështetje edhe shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj.

Ai në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se ndoshta ky rast është mesazh që mos të merren vendime të shpejtuara.

“Nëse ka një vendim politik që bien kërkesa atëherë edhe për Qeverinë ndryshon situata, duhet ta heqim nga procedimi i mëtejmë. Mendoj se është reflektim i realitetit”, ka thënë ai.

“E respektoj këtë, mendoj se është reale kjo gjendje”, shtoi Haradinaj.


Haradinaj flet për bisedën me ambasadorin Delawie: “Po e shihni, e paska marrë vesh një ditë përpara”

20:19 - I pari i vendit, Ramush Haradinaj në një intervistë për Rubikon të KTV-së foli për raportin që kishte me ambasadorin amerikan, Greg Delawie në kohën kur po përgatitej iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Duke e ndërlidhur anulimin e udhëtimit të tij, e që e kishte një ditë përpara se të ndodhte iniciativa, ai pranoi se Delawie ishte në njohuri një ditë më herët.

Haradinaj kujtoi se presioni politik ndaj kësaj Gjykate nuk është e sotmes dhe nuk ndryshon.

“Është koha që mos të bëhen më Gjykata një etnike. Nuk nënkupton me këtë që unë dhe Kosova po dalim prej obligimeve të cilat i kemi marrë vetë”, ka thënë ai.

“Kur përzihen të gjithë në debat, unë e kam njëfarë forme tjetër, barrikadona dhe foli çka të doni deri sa të doni”, përfundoi ai.


Haradinaj pajtohet me kritikat e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara

Shefi i qeverisë, Ramush Haradinaj mohon që po “çortohet” nga miqtë ndërkombëtarë përmes vonesave në dhënien e vizave.

Ai tashmë mori atë britanike dhe është në pritje të vizës amerikane.

Një situatë e tillë erdhi pikërisht kur Haradinaj u dorëzua para inicativës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“Nuk është kjo një qasje ndaj Kosovës. Pyetni Amerikën a ma japin vizën a jo dhe çka mendojnë për mua. Asnjë vërejtje nuk ka pas në këtë drejtim”, ka thënë ai.

Haradinaj pranon se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara nuk janë të mira dhe kjo për shumë çështje.

“S’janë të mira, ata na kanë kritiku në vazhdimësi për mungesë të luftës ndaj korrupsionit, për qeverisje më të mirë, kanë të drejtë në plotë kritika të tyre”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri tha se është në dijeni në një fushate të shtetit amerikan dhe BE-së ndaj medieve për përkrahje karshi tërheqjes së iniciativës për Gjykatën Speciale.

“Jam në rregull me këtë, është diçka e hapur. Në raste të caktuara, këta tonët, ekziston një shprehje që thotë t’u desht me të puth, të kafshon. E kanë tepru me këtë kampanjën e tyre”, përfundoi Haradinaj.