Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ORCA: Plagjiatorët nuk po ndëshkohen

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) përmes një kumtese ka thënë të jetë shqetësuar për revokimin e doktoraturës nga Universiteti i Bremenit në Gjermani, për rektorin Avni Mazreku të institucionit privat të arsimit të lartë në Kosovë “Kolegjit ISPE”, transmeton Koha.net.

Sipas kumtesës, ORCA është e shqetësuar me mungesën e paralajmërimeve për një reagim institucional në Kosovë për këtë rast.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këtë rast, thotë kumtesa, ORCA i kërkon Ministrit Shyqiri Bytyqi që ta themelojë një komision të përhershëm, me përfshirje ndërkombëtare, për hulumtimin e të gjitha doktoraturave që janë bërë në Kosovë, në vendet e rajonit dhe më gjerë. Sidomos është e domosdoshme që një gjë e tillë të bëhet për të gjithë personat që mbajnë tituj akademik dhe pozita të rëndësishme publike.