Arbëri

Qeveria pezullon vendimin për rritjen e pagave, pret Kushtetuesen

Descriptive Text

Qeveria Kosovës në mbledhjen e sotme ka pezulluar vendimin për ngritje të pagave deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese.

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se ky vendim është i motivuar në respekt të institucioneve.

"Në këtë mbledhje propozoj pezullimin e përkohshëm për ngritje të pagave deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Për fat të keq, pos atyre që janë në këtë tavolinë, nga ky vendim preket shumë sistemi i drejtësisë, gjyqësori dhe prokuroria. Vendimi për pezullim është i motivuar në respekt të institucioneve" tha Haradinaj