Arbëri

Haradinaj paralajmëron t’ua kthejë dinjitetin mjekëve, duke ua rritur pagat

Kryeministri i vendit, Ramush Hardinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës do t’ia kthejë integritetin sistemit të shëndetësisë, duke ngritur cilësinë e shërbimeve shëndetësore.

Me këtë rast Haradinaj ka shtuar se bashkë me drejtuesit e sektorëve shëndetësor janë mobilizuar për paga të dinjitetshme, ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme dhe avancimin e ligjeve në këtë fushë.

Ky është postimi i plotë:

Qeveria e Kosovës do t’ia kthejë integritetin sistemit të shëndetësisë, duke ngritë cilësinë e shërbimeve shëndetësore.

Së bashku me drejtuesit e sektorëve shëndetësorë jemi mobilizuar për paga të dinjitetshme, ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme dhe avancimin e ligjeve në këtë fushë.

Mjekët janë heronjtë e Kosovës dhe e kemi detyrë t’ua kthejmë dinjitetin.