Arbëri

Pacolli: Shfuqizimi i Speciales dhe mosratifikimi i demarkacionit, fatale për Kosovën

Descriptive Text

Mosratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi dhe shfuqizimi eventual i Gjykatës Speciale do të jenë fatale për politikën e jashtme të vendit, ka thënë kreu i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli,shkruan sot Koha Ditore. 

Gjatë raportimit para anëtarëve të Komisionit për punë të jashtme, diasporë dhe investime strategjike, të mërkurën, ai ka thënë se mbajtja pezull e këtyre dy çështjeve ka bërë që vendi t’i nënshtrohet izolimit të heshtur ndërkombëtar.

“Rekomandimet që vijnë janë që të mos i bëhet Kosovës një traumë, sepse ka pasur shumë trauma në të kaluarën dhe një e tillë do të ishte fatale për Kosovën. Më është thënë se duhet të ndalen iniciativat sa i përket Gjykatës Speciale. Këto iniciativa janë fatale për Kosovën. Çdo ditë e më tepër ka izolim të heshtur për Kosovën”, ka theksuar ai, i përballur me një numër të madh të pyetjeve nga anëtarët e Komisionit. Deputetët kanë shprehur interesimin lidhur me gjendjen në shërbimin civil, njohjet e Kosovës e edhe deklaratat e tij në media të ndryshme.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.