Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OSBE vazhdon të përkrahë IPK-në

Kryeshefi i IPK-së Hilmi Mehmeti priti Ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Braathu.

Misioni i OSBE-së ka përkrahur vazhdimisht IPK-në dhe atë që na viti 2006 kur edhe është themeluar Inspektorati Policor i Kosovës, njofton kumtesa nga IPK, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeshefi Mehmeti e njoftoi Ambasadorin e OSBE-së me fushëveprimin e IPK-së dhe misionin ligjor.

Ai po ashtu e falënderoi për përkrahjen që misioni i OSBE-së është duke dhënë në vazhdimësi për Inspektoratin Policor drejt fuqizimit të kapaciteteve të burimeve njerëzore me trajnime nga fusha e të drejtave të njeriut, parandalimit dhe luftimit të korrupsionit etj.

Ambasadori Braathu tha se misioni i OSBE-së do të vazhdojë edhe më tej përkrahjen e IPK-së në fuqizimin kapaciteteve njerëzore me trajnime që ndihmojnë zbatimin e misionit ligjor të IPK-së.