Arbëri

Kuvendi debaton për ajrin e ndotur

Kuvendi i Kosovës është mbledhur për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme, ku do të zhvillohet debat parlamentar lidhur me ndotjen alarmante të ajrit.

Seanca, e thirrur për në orën 15:00, mbahet me iniciativë të kryeparlamentarit Kadri Veseli, ku pas mbledhjes së 40 nënshkrimeve të nevojshme për thirrjen e seancës, kryesia e Kuvendit ka vendosur për mbajtjen e seancës.