Arbëri

Asambleistët, nëndegët dhe seksionet e PDK-së në Skenderaj kërkojnë ndërhyrjen e Veselit

Asambleistët e PDK-së të “përjashtuar” nga Sami Lushtaku dhe kryetarët e nëndegëve dhe seksioneve të Skenderajt i janë drejtuar kryetarit Kadri Veseli dhe Kryesisë Qendrore të PDK-së për të ndërhyrë, në mënyrë që të krijohet unitet ose të shkarkohet e tërë Kryesia në Skenderaj deri në zgjedhjet e ardhshme të brendshme, që pritet të përfundojnë në pranverë.

Kjo kërkesë e nënshkruar nga 7 asambleistë, deputeti Bekim Haxhiu dhe nënkryetari Nuradin Lushtaku, si dhe nga afro 80% e seksioneve dhe nëndegëve të PDK-së në Skenderaj, është dorëzuar dhe protokolluar dje në selinë qendrore të PDK-së në Prishtinë, thuhet në kërkesën që portali Veriu.info thekson ta ketë siguruar.

Në këtë kërkesë thuhet se qëllimi i saj është krijimi i unitetit dhe bashkëpunimit brenda PDK-së në Skenderaj, në mënyrë që kjo degë të vazhdon të jetë bastion i fuqishëm i PDK-së.

Kryetarit Veseli dhe Kryesisë Qendrore i kërkohet që të mos i njohë vendimet arbitrare të Sami Lushtakut, sepse ato thuhet se cenojnë Statutin e PDK-së dhe demokracinë e brendshme. Në kërkesë shpjegohet se Kryesia e Degës nuk ka mbajtur mbledhje prej përfundimit të zgjedhje lokale më 22 tetor, për pasojë as nuk ka pasur vendim se cilin asambleistë duhet votuar për kryesues të Kuvendit Komunal. Në kërkesë bëhet e ditur se nga 20 asambleistë, sa i ka PDK-ja në Kuvendin Komunal të Skenderajt, shumica e tyre (11 asambleistë) e kanë votuar Fatbardha Halitin për kryesuese, duke i dhënë hapësirë kështu gjeneratave të reja dhe femrave, raporton portali Veriu.info.

{gallery}