Arbëri

Rakiq: Nuk do të hapet ura në veri të Mitrovicës

Kryetari i Mitrovicës veriore, Goran Rakiq ka thënë se nuk ka hapje të urës kryesore në Mitrovicë.

Rakiq për Tanjug ka thënë se lajmi i publikuar se sot do të ketë hapje të urës është i rrejshëm dhe janë vetëm dezinformata, transmeton televizioni publik.

“Ky është një lajm i rremë dhe dezinformatë në mënyrë që të prodhohet destabilizim në veri të Kosovës, si dhe të bëhet futja e trazirave në mesin e popullatës serbe”, ka thënë Rakiq.