Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për nenin 22 të Ligjit për shqipen, 33. 834 amendamente nga VMRO

Shkup, 30 janar - Kryreparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi, në një konferencë me gazetarët informoi se deri më tani shërbimi i Kuvendit i ka përkthyer afro 17 mijë amendamente të VMRO-DPMNE-së lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, raporton Zhurnal.

Ai tha se këto amendamente kanë vetëm qëllim politik për të bllokuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Xhaferi shprehet se VMRO-DPMNE shfrytëzon procedurat për të bërë politikë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Deri më tani, nëse nuk gaboj, janë përkthyer afro 17 mijë amendamente. Ky vendim është kryekëput politik dhe VMRO-DPMNE i shfrytëzon procedurat për të bërë politikë”, shprehet Xhaferi.

Ai mes tjerash informoi se në cilat nene sa amendamente janë parashtruar nga VMRO-DPMNE.

“Për nenin 9 janë parashtruar 222 amendamente. Për nenin 22 të Ligjit janë parashtruar 33. 834 amendamente dhe këtu shihet qartë se ky veprim i VMRO-së është politik”, thotë mes tjerash Xhaferi.

Në pyetjen se a mund të kemi seanca maratonike lidhur me këtë ligj, Xhaferi tha se ai vendos se sa do zgjasin. Ai mes tjerash potencoi se është i gatshëm për punë, dhe nëse kështu vendosë opozita, atëherëë do të punohet edhe 24 orë pa ndërprerë. Xhaferi u shpreh se nëse VMRO vepron politikisht, atëherë edhe ai do të veprojë politikisht në rastin në fjalë.