Arbëri

Sefaj e Pacolli diskutojnë masat për parandalimin e ndotjes së ajrit

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, SelimPacolli me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim, Pacolli e njoftoi Sefajn për masat që ka ndërmarr Komuna e Prishtinës në parandalimin e ndotjes së ajrit në kryeqytet.

Ai kërkoi mbështetjen e MPB-së dhe Policisë së Kosovës për implementimin e këtyre masave me qëllim që të gjendet një zgjidhje për gjendjen alarmante të ndotjes së ajrit në Prishtinë.

Ministri Sefaj siguroi Pacollin për mbështetje nga ana e Ministrisë e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës për jetësimin e kësaj nisme.

Sefaj dhe Pacolli u dakorduan që bashkërendimi i këtyre veprimeve do të jetë në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.