Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj qëndroi në AKI

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ku është takuar me drejtorin e AKI-së, Driton Gashi, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.

Haradinaj, me këtë rast ka bashkëbiseduar me drejtorin Gashi dhe stafin e AKI-së, duke i përgëzuar dhe në të njëjtën kohë i ka ofruar mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për punën dhe angazhimin e tyre në ofrimin e sigurisë për gjithë qytetarët dhe Republikën e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo