Në mbledhjen e rregullt të qeverisë ministrja e MMPH, Albena Reshitaj paraqiti shqetësimin e qytetarëve për nivelin e ndotjes së ajrit dhe kërkoi angazhim në reduktimin e ndotjes.
Me kërkesës të saj Qeveria e Kosovës mori vendim për themelimin e task-forcës ndërministrore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ministrja ka kërkuar nga qeveria përkrahje në vendime dhe aktivitet në bazë të planit që është hartuar muaj më parë nga MMPH-ja. Reshitaj kërkoi nga ministritë përgjegjëse që të kryejnë obligimet e tyre institucionale që kanë të bëjnë me mbrojtën e ajrit nga ndotja”, thuhet në njoftimin nga kjo ministri.
Reshitaj kërkoi nga Ministria e Arsimit, shkencës dhe Teknologjisë që të marrë vendim për ndalimin e përdorimit të thëngjillit dhe lëndëve tjera djegëse - ndotëse për ngrohje në shkolla.
“Nga ministri i Zhvillimit Ekonomik të merr vendim për ndërprerjen e dhënies së thëngjillit falas për punëtorët e KEK-ut. Ministria e Shëndetësisë të përkrahë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publik që të krijojë një sistem efikas të informimit të qytetarëve për pasojat e ndotjes së ajrit dhe përdorimit të thëngjillit në veçanti”, shtoi Reshitaj.
Nga ministri i Infrastrukturës ministrja Reshitaj kërkoi që të nisë zbatimi i Udhëzimit Administrativ që obligon Ministrinë e Infrastrukturës që të mos lejojë regjistrimin e veturave që tejkalojnë normat e lejuara të shkarkimeve në ajër.
Nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë kërkoi që të rritet kontrolli i cilësisë së derivateve të naftës që importohen në Kosovë si dhe nga ministri i Punëve të Brendshme mobilizim dhe përkrahje në këtë situatë.
Reshitaj tha që si ministri janë në koordinim me Komunën e Prishtinës që për periudhat kur nivel i ndotjes së ajrit është i lartë të reduktohet qarkullimi i veturave në disa lagje duke bërë pa pagesë transportin publik.