Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VMRO kundër Ligjit të shqipes me 35.569 amendamente

Kuvendi i Maqedonisë është mbledhur në një seancë në të cilën në rend dite është Ligji për përdorimin e gjuhëve.

Ky ligj vjen në lexim të tretë pasi kreu i shtetit Gjorgje Ivanov nuk e firmosi atë dhe e ktheu në Kuvend me shumë vërejtje. Seancën për këtë ligj kryetari i Kuvendit , Talat Xhaferi e caktoi në afat të paraparë me ligj, ndërsa VMRO-DPMNE-ja për këtë ligj ka dorëzuar në Kuvend 35.569 mijë amendamente, bën të ditur Alsat-m. Sipas Rregullores së punës së Kuvendit, amendamentet duhet të jenë në pajtim me vërejtjet e presidentit. Ndërsa ato do të rishikohen vetëm në seancë plenare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, diskutimi i 35.569 amendamenteve për Ligjin për përdorimin e gjuhëve ngelet “pezull” derisa nuk sigurohen kushte teknike për atë. Jo-zyrtarisht problemi është te përkthimi i amendamenteve, pasi që deri më tani janë përkthyer më pakë se 1000 amendamente, e do të duhej të përkthehen të gjitha amendamentet tjera.

Kuvend, ende pa filluar seanca, mori një orë pushim.

Seanca e Kuvendit nisi gati 2 orë me vonesë, por në rend dite nuk do të jetë Ligji për përdorimin e gjuhëve, por pika të tjera të që më herët nuk rezultonin.