Arbëri

Prej “Bondsteelit” në Afganistan e Kuvajt

Descriptive Text

Ndikimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vërehet në kuletën e çdo banori të Sojevës. Dikush merr dollarët për qiranë e livadhit. Dikush për arat e dikurshme me drithëra. Dikush për pyjet e prera.

Këto të hyra i kanë të sigurta prej verës së vitit 1999, kur KFOR-i amerikan u vendos në tokat e tyre kodrinore përgjatë rrugës Ferizaj-Gjilan, shkruan sot “Koha Ditore”. Skaj saj është vendosur tabela e kaltër me shkrimin e bardhë “Rruga Bondsteel”, përballë rrugës që lidh fshatin me magjistralen ndërmjet dy qyteteve më të mëdha të zonës juglindore të sigurisë së KFOR-it. Është nën përgjegjësinë e misionit ushtarak amerikan.

Sojevasit ishin ndër të parët që u punësuan menjëherë pas luftës në kampin “Bondsteel”, kur paqeruajtësit amerikanë ende qëndronin nëpër shatorre e ushqeheshin nëpër kuzhina mobile.

Fidan Rexhepi nga Sojeva thotë se banorët e fshatit kanë pasur përparësi në punësim, meqë në fazën emergjente të pasluftës nuk kishte kohë për konkurse me kërkesa të specifikuara nëpër aplikacione.

“Nuk ka pasur kohë për aplikacion, meqë ishte faza emergjente e vendosjes. Dhe vetëm dilnin amerikanët skaj rrugës dhe merrnin punëtorë nga fshati”, thekson Rexhepi, profesor i anglishtes në shkollën e mesme ekonomike “Faik Konica” në Ferizaj.

Thotë se kryerja e punës me përkushtim nga punëtorët e rrethinës së Ferizajt ua mbushi mendjen kompanive private amerikane që shqiptarët t’i rekrutonin në stafin e tyre civil edhe në Afganistan e Irak. Së fundi ka nisur të kërkohen punëtorë edhe për bazat ushtarake amerikane në Kuvajt... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)