Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama vlerëson forumin e Davos-it

Ecuria e bashkëpunimit rajonal, procesi i integrimit evropian si edhe rritjen e investimeve të huaja, ishte në fokus të një takimi sot në Davos, mes liderëve të Ballkanit Perëndimor, Komisionerit Hahn dhe Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Forumit Ekonomik Botëror, Borge Bende.

“Me takimin mes liderëve të Ballkanit Perëndimor, Komisionerit Hahn dhe CEO-s së Forumit Ekonomik Botëror, Borge Bende, mbi ecurinë e bashkëpunimit rajonal, procesin e integrimit evropian si edhe rritjen e investimeve të huaja, u mbyll qëndrimi treditor në Davos”, shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetin social “Facebook”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Forumi ekonomik i Davos, zhvilloi punimet në datat 23-26 janar 2018.

Në kuadër të këtij forumi, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një sërë takimesh bilaterale me liderë rajonalë e botëror, në fokus të së cilave përveç marrëdhënieve dypalëshe ishte çelja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Davos është një shkurtim për të përcaktuar Forumin Ekonomik Botëror (“World Economic Forum” ose WEF në anglisht), që zhvillohet çdo vit në fund të janarit në këtë stacion luksoz skish, i strehuar në mes të Apleve zvicerane.

I ideuar në vitin 1971 nga profesori gjerman i ekonomisë, Klaus Schwab si një vend bisedimi mes sipërmarrësve evropianë dhe amerikanë, ky forum i 48-të është shndërruar në një takim të madh të elitës botërore.

Çdo vit, rreth 3 mijë pjesëmarrës, pronarë të mëdhenj, përgjegjës politikë, intelektualë, mbështetës të mjedisit apo të të drejtave të njeriut, artistë, debatojnë dhe shpeshherë merren në pyetje nga kundërshtarët e tyre.

Në edicionin e vitit 2018 ishin të pranishëm rreth 70 krerë shtetesh dhe qeverish./ATSH