Arbëri

Haradinaj në Rahovec: Qeveria e përkushtuar t’iu përgjigjet pritjeve të qytetarëve

Descriptive Text

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi një vizitë në Komunën e Rahovecit.

Gjatë takimit me kryetarin e komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kryeministri Haradinaj theksoi se qeveria të cilën e drejton është e përkushtuar t’u përgjigjet pritjeve që kanë qytetarët e Rahovecit.

Në takim u bisedua edhe për gjendjen në shëndetësi, për përfundimin e punimeve për ndërtimin e palestrës së sportit dhe për nevojën e angazhimit të shtuar të të gjithë akterëve që testi PISA të dal sa më i suksesshëm, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.

“Rahoveci është vend i punës, i bujqësisë, vend i fermerëve, andaj do ta ketë përkrahjen e Qeverisë”, tha Haradinaj.

Në takim po ashtu u bisedua edhe për nevojën e zhvillimit të zonës ekonomike dhe turistike, si dhe për ofrimin e granteve për bujqësi, me theks të veçantë për mbështetjen konkrete të fermerëve.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kërkoi nga kryeministri Haradinaj mbështetje për përshpejtimin e nisjes së projekteve për Rahovecin dhe ndihmën në përballjen me obligimet e qeverisjeve të kaluara që kapin miliona euro.

Haradinaj takoi edhe asamblistët dhe qytetarët e kësaj komune, të cilëve u ofroi mbështetjen e qeverisë në adresimin dhe zgjidhjen e problemeve që ka Komuna e Rahovecit.