Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova në Konferencën Botërore për Mbrojtja të mjedisit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, po merr pjesë në Konferencën Botërore të Mjedisit, që po mbahet në Tallin të Estonisë, e organizuar nga lëvizja botërore “Let’s Do it World” e ku po marrin pjesë delegacione dhe organizata nga 108 shtete të botës, transmeton Koha.net.

Në prezantimin e saj në këtë konferencë, Reshitaj foli për rëndësinë që ka një mjedis i pastër duke vlerësuar se është një, i pandashëm dhe nuk njeh kufi, andaj përtej dallimeve etnike e fetare duhet të jemi bashkë në shpëtimin e mjedisit nga ndotja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në këtë linjë unë kam propozuar një takim të ministrave të mjedisit nga vendet fqinjë për mundësinë e realizimit të një projekti të përbashkët për trajtimin e mbeturinave dhe shndërrimin e tyre ne gaz, energji dhe ngrohje qendrore”, deklaroi Reshitaj.

Sa i përket mjedisit në Kosovë, Reshitaj ka thënë se si shtet i ri, kemi shënuar progres në përmirësimin e gjendjes, si në aspektin e harmonizimit të politikave dhe ligjeve me standardet e BE-së ashtu edhe në zbatimin e tyre.