Arbëri

“Mungesë hapësire për shkollat e serbëve në Kosovë”

Në Kosovë janë 120 shkolla serbe nga të cilat 33 janë shkolla të mesme.

"Sa u përket shkollave të mesme, hapësira është problemi më i madh, pasi që shumica e tyre gjenden në të njëjtën ndërtesë, gjë që është problem i madh për këtë temë kemi folur ministrin e Arsimit të Serbisë Mladen Sharçeviq”, citon tanjug të ketë thënë Jasmina Dediq e cila nga agjenci serbe e lajmeve prezantohet si shefe e drejtorisë arsimore në Kosovë.

Ministri serb i Arsimit Sharçeviq ka qëndruar sot në Mitrovicë dhe ai aty ka premtuar një mbrëmje donatore në Beograd për t’i ndihmuar shkollat serbe në Kosovë.

Kjo, mbrëmje, ka thënë ai, do të mbahet më 30 janar.