Arbëri

Limaj pyet pse deputetët nuk kanë folur kurrë për të

Descriptive Text

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, në dhomën e të cilit është mbajtur nata festive ku është shtënë me armë zjarri nga kolegu i tij qeveritar Dardan Gashi duke folur për rastin ka shtruar disa pyetje me habi për të cilat ka kërkuar përgjigje nga deputetët, transmeton Koha.net.

“Pse ky Parlament nuk ka folur kurrë për fabrikimet që janë bërë për gjykimin e ish- ministrit të Ministrisë së Transportit e të Infrastrukturës”, ka pyetur Limaj duke aluduar për procesin gjyqësor kundër tij që ka përfunduar me shpalljen e tij të pafajshëm.

Ai ka përmendur edhe raste të tjera personale për të cilat ka shfaqur habi pse askush nga deputetët e zyrtarët nuk kanë folur për to.