Arbëri

Haradinaj: S’mund ta shkarkoj ministrin Gashi

Descriptive Text

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, duke folur për interpelancën e gjuajtjes me armë nga ministri i diasporës, Dradan Gashi, ka thënë se në këtë kohë nuk mund të marrë veprime për shkarkime sepse rasti është në procedurë.

Haradinaj derisa konfirmojë se Gashi dhe të tjerët janë intervistuar nga Policia dhe janë konfiskuar dy revole me ajër.

“Kjo lëndë tani është në prokurorinë e Gjakovës sepse qenka në juridiksionin e kësaj prokurorie. Nëse duam të jemi të sinqertë nuk është e hijshme në shekullin e 21 mos t’iu ekspozohet as publikut as njerëzve me gjuajtje me armë. Por po ashtu nëse duam të flasim pak realisht, janë disa tradita që janë ende në jetën tonë, nuk janë zhdukur krejtësisht dhe tani jemi në atë periudhën kur ne të gjithë që ne dakordohemi që t’iu japim përparësi ligjeve dhe Kushtetutës. Pikëpamjet e mia janë pak ma tradicionale, dhe për këtë mbaj përgjegjësi qoftë si individ qoftë sipas funksionit që kam. Mirëpo, e përsëris ky rast edhe kjo interpelancë edhe kjo tërheqje e vërejtjes është një porosi që gjithë ne duhet të korrigjohemi...kërkesa për masa tjera për mua është e hershme për çfarëdo mase për cilindo të përfshirë për shkak se është në proces gjyqësor”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se Policia e Kosovës ka intervistuar pesë persona, ndër ta edhe ministrin Gashi.