Arbëri

Haradinaj nuk tërhiqet nga tradita e gjuajtjeve me armë

Kryeministri Ramush Haradinaj në interplenacën e thirrur për gjuajtjen me armë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të diasporës, Dardan Gashit, ka thënë se nuk është e hijshme që të ekspozohen armë, por këtë e ka ndërlidhur me traditat shekullore.

Haradinaj ka thënë se dy revole janë konfiskuar nga policia e Kosovës dhe se nuk mund të marrë masa ndaj zëvendëskryeministrit Gashi për shkak se rasti i gjuajtjes me armë është në prokurori, transmeton Koha.net.

“Policia e Kosovës ka intervistuar pesë persona, ndër ta edhe ministrin Gashi. Policia poashtu ka konfiskuar dy revole. Këto janë të dhëna të policisë dhe janë në Prokurorinë e Gjakovës. Nuk është e hijshme që dikush të ekspozojë armë dhe të gjuaj me të. Por janë disa tradita në jetën tonë që nuk janë zhdukur nga jeta jonë dhe ne dakordohemi që të respektojmë ligjet”, ka thënë Haradinaj në këtë interpelancë.

“Në pikëpamjet e mia janë pak ma tradicionale dhe për këto mbaj përgjegjësi. Ky rast dhe kjo interpelancë është një porosi që duhet të korrigjohemi përfshi edhe traditën. Jam dakord që Kosovëa në traditën e vet të veprojë në përputhje me jetën dhe ligjet e tanishme. E marr si mundësi që trajtimi i temës ta kthejmë në vëmendje dhe ta kthejmë kah kushtetua. Kërkesa për masa tjera për mua është e hershme për shkak se është në proces ligjor”, ka thënë veç të tjerash kryeministri Haradinaj.

Momenti kur Dardan Gashi gjuajti me armë në ahengun e Fatmir Limajt