Arbëri

Mustafa parasheh fitore të LDK-së në Prishtinë dhe në komuna të tjera

Sot në Prishtinë është shënuar 27 vjetori i themelimit të një dege të LDK-së. Në këtë shënim ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa. Ai nga aty e ka për fitoren e partisë që e udhëheq në kryeqytet e në komuna të tjera të vendit.

Për këtë Mustafa ka shkruar në Facebook:

“Pjesëmarrja masive e qytetarëve në shënimin e përvjetorit të 27-të themelimit të Degës së III në Prishtinë, është dëshmi e primatit politik të LDK-së në kryeqytet dhe në krejt Kosovën.

LDK-ja e konfirmon mbështetjen e qytetarëve me aktivitete publike e nuk i var shpresat në sondazhe të porositura.

Përkrahja për LDK-në buron nga puna, besimi, përkushtimi, programet, orientimi perëndimor, kredibiliteti e vizioni i saj.

Andaj, LDK-ja do t'i fitoj zgjedhjet e sivjetme lokale në Prishtinë, ashtu si në komunat tjera, në mënyrë që t’i vazhdojë projektet e ndërprera gjatë 4 vjetëve të fundit”.