Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Protestë në Detroit kundër deportimit të shqiptarit nga Amerika

Komuniteti shqiptar në Detroit të SHBA-së ka protestuar ndaj vendimit për deportimin e Ded Rranxburgaj.

Protestuesve shqiptarë u janë bashkëngjitur qindra amerikanë që janë shprehur kundër ndarjes së Rranxburgaj me familjen e tij, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ded Rranxburgaj pritet të deportohet në Shqipëri pasi ishte ilegal në Amerikë, ndërsa qindra njerëz kanë protestuar që ai të mos ndahet nga familja, pasi për të më së shumti ka nevojë bashkëshortja e tij, e cila vuan nga skleroza.

Gjatë protestës është thënë se Rranxburgaj ka paguar taksat amerikane, asnjëherë nuk ka kryer krime dhe është njeri që ka kontribuuar në shoqërinë amerikane.

“Ded është shembull i përkryer se sa i thyer është sistemi i imigrimit dhe është kandidat i përkryer që të marrë shtetësinë”, ka thënë Suzana Shkreli, pjesëmarrëse në këtë protestë.