Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka është në seancën ku bashkë me Eliana Nakën, akuzohen për konflikt interesi.
E akuzuara Naka, nuk është prezente në sallë dhe sipas gjyqtarit Hamdi Ibrahimi, një gjë e tillë është bërë për shkaqe shëndetësore, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAvokatja e Nakës, Teuta Zhinipotoku, ka kërkuar që seanca të shtyhet pas muajit mars, kur pritet që e akuzuara të mund të kthehet në gjykim.
Me një kërkesë të tillë, është pajtuar prokurorja e shtetit, por është kundërshtuar nga avokati i Llukës, Artan Qerkini.
Pas vlerësimit të kërkesës për veçimin e rastit të të akuzuarës Naka, për çka ishin në pajtim avokatët e dy të akuzuarve, trupi gjykues ka marrë vendim për shtyrjen e seancës për në muajin maj.
Gjyqtari Hamdi Ibrahimi, një vendim të tillë e arsyetoi me faktin që provat në këtë rast janë të ndërlidhura.