Arbëri

Janjiq tregon “fazat e normalizimit Kosovë – Serbi”

Nëse udhëheqja e Serbisë,e nëse edhe populli, e duan rrugën e Bashkimit Europian, dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë, thotë analisti politik Dushan Janjiq.

Serbia,me kapitullin 35, që ndër të tjera ka të bëjë edhe me Kosovën, obligohet që Prishtinën mos ta bllokojë gjatë anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Pas vrasje së Ivanoviqit, të gjithë duhet ta kenë të qartë se sa është e rëndësishme Kosova dhe pse kjo çështje duhet të zgjidhet sa më shpejt, ka thënë Janjiq, transmeton Koha.net.

Dialogu teknik, mendon ai, do të vazhdojë javën e ardhshme e do të ndodhë edhe ndryshimi i formatit të dialogut politik.

“Dialogu është rrugë që ta zgjidhim problemin. Po shohim se po bien kokat për shkak të vakuumit që mbretëron në Mitrovicën veriore...Megjithatë ekziston vetëdija se problemi duhet të zgjidhet dhe tash është momenti”, citon “blic” i Beogradit të ketë thënë Janjiq.

Ai ka shtuar se nënshkrimi i dokumentit detyrues është paraparë para pesë vjetësh dhe se a do të nënshkruhet ai, varet ekskluzivisht nga udhëheqja e Serbisë e do apo jo këtë, por edhe “nëse qytetarët dëshirojnë të hyjnë në BE e nëse nduk duan atëherë duhet bërë diçka tjetër".

Deri më 31 dhjetor 2023, sqaron Janjiq, Serbia duhet të mbyllë të gjithë kapitujt, përfshirë edhe atë 35 ku theksohet se marrëveshja detyruese e Beogradit dhe e Prishtinës duhet të nënshkruhet dhe që Serbia, deri në anëtarësim, t’i ketë edhe dy – tre vjet për të ndryshuar sistemin juridik dhe Kushtetutën.

Kjo marrëveshje mund të nënshkruhet në vitin2019 ose deri në gjysmën e vitit 2020. Në opinion, shpesh sugjerohet se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Nuk duhet por Serbia nuk guxon ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, ka përfunduar Janjiq.