Me 6 vota për dhe 2 abstenime, është proceduar tutje lista me emrat e anëtarëve të rinj të Bordit të Agjencisë së Akreditimit, e propozuar nga ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, raporton KTV.
Anëtarët e komisionit kanë dhënë vërejtje se ndonëse të nëntë anëtarët e bordit e kanë titullin doktor shkence, vetëm njëri prej tyre është i profilizuar në fushën e arsimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArbërie Nagavci, e cila abstenoi, kërkoi nga ministri i Arsimit që të publikojë arsyet e shkarkimit të bordit të kaluar, arsyen pse i ka përzgjedhur anëtarët e rinj dhe pse është vetëm një femër në këtë bord.
Replikë e ashpër u zhvillua ndërmjet Teuta Haxhiut të AAK-së dhe Arbërie Nagavcit të Vetëvendosjes, pasi Haxhiu propozoi që anëtarët e rinj, brenda 3 muajve, të raportojnë në komision për punën e ish-anëtarëve të bordit.
Megjithatë, emrat e rinj kanë marrë dritë të gjelbër nga komisioni për t’u ratifikuar në Kuvend.