Interesimit të kompanive për të investuar në Kosovë në fushën e minierave i është shtuar dhe “LMD Recourses” nga Anglia, ka njoftuar Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike përmes një komunikate për media.
Ministri Dardan Gashi ka pritur në takim përfaqësuesit e kompanisë “LMD Recourses”, e cila merret me hulumtimin dhe zhvillimin e projekteve minerare në Ballkan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Javën e kaluar e kemi kompletuar pakon e udhëzimeve administrative për të funksionalizuar Ligjin për Investime Strategjike dhe, kështu, e kemi shpallur të hapur këtë proces”, ka thënë me këtë rast Gashi. Terreni që ka zgjuar interesimin e kësaj kompanie për të investuar është në komunën e Podujevës.