Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kur shkon ligji për FSK në Kuvend?

Paralajmërimet e faktorit ndërkombëtarë, konkretisht SHBA-së lidhur me transformimin e FSK-së duhet të merren seriozisht dhe nuk bën të injorohen.

Kështu u shpreh nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në Rubikon të KTV-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Haziri vlerëson se koha e fundit kur ligji mund të procedohet në Kuvend mund të jetë, siç thotë ai, vjeshta e ardhshme ose vera e vonshme e këtij viti.

"Vjeshta e ardhshme ose vera e vonshme e këtij viti. Nëse ka angazhim dhe plan konkret", ka thënë ai.

E sipas tij tash është koha për diskutim të brendshëm mes deputetëve dhe gjithë dikastereve për sqarimin e të gjitha paqartësive rreth ligjit.

"Tash ka më shumë nevojë të diskutohet brenda", theksoi tutje Haziri.