Arbëri

Komandanti i KFOR-it në Mitrovicën e veriut: Do të ofrojmë siguri

Komandanti i KFOR-it gjeneral-major Salvatore Kouci vizitoi sot Komunën e Mitrovicës së veriut dhe u takua me shefen e Administratës Komunale të Mitrovicës së Veriut, Adrijana Hoxhiq.

Temë e takimit, ndër të tjera, ishte edhe siguria e përgjithshme e qytetarëve në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Gjeneral-major Kouci theksoi se KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë siguri në Mitrovicën veriore, si dhe që llogarit në bashkëpunim korrekt të vetëqeverisjes lokale të Komunës së Mitrovicën e veriut.

Në anën tjetër, Hoxhiq theksoi se pret që KFOR-i të jetë në lartësinë e detyrës kur është fjala për sigurinë e qytetarëve të Mitrovicës së veriut dhe me këtë rast konfirmoi gatishmërinë e vetëqeverisjes lokale për bashkëpunim me KFOR-in.