Arbëri

Gjatë javës në Kosovë temperaturat deri minus 7 gradë

Kosova nga java e kaluar është përballur me reshje të borës. Ulja e temperaturave ka shkaktuar ngrica.

Aktualisht temperaturat po shënojnë deri në -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalja gjatë ditës pritet të arrijë në 4 gradë.

Edhe të mërkurën do të ketë temperatura të ulëta, nga -7, deri në 2 gradë Celsius maksimalja e ditës.

Po ashtu, ditët tjera do të shënohen me temperatura nën minus gradë.