Arbëri

Tri kosovare në listën ‘30 nën 30 vjeç’ për ligj dhe politikë

Blerta Thaçi, Dafina Olluri dhe Blinera Meta nga “Open Data Kosovo” janë tri kosovaret që gjenden në listën e 30 të rinjve më me ndikim në “ligj dhe politikë” në listën e revistës “Forbes”.

Kjo listë ka për qëllim t’i shpërblejë 300 zbulues, sipërmarrës, dhe udhëheqës nën moshën 30 vjeçare nga e gjithë Evropa, të cilët po transformojnë dhe ndryshojnë botën siç e njohim.

“‘Open Data Kosovo’ është organizatë joqeveritare që ka për qëllim rritjen e transparencës publike nëpërmjet shfrytëzimit të teknologjisë informative si dhe edukimin e vazhdueshëm të të rinjve për shfrytëzim të teknologjisë”, thuhet si përshkrim të ekipit nga “Forbes”.

Në listën prestigjioze të “Forbes”, sa i përket hapësirës argëtuese, janë edhe dy kosovare. Rita Ora dhe Dua Lipa janë vlerësuar si ndër 30 personat evropianë më të rinj me më ndikim në botë.