Nesër protesta e PD në Tiranë, policia publikon masat

Nesër protesta e PD në Tiranë, policia publikon masat

17 shkurt 2017 14:21

Drejtoria Vendore Policisë Tiranë ka marre masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zhvillimin e një marshim-proteste të Partisë Demokratike në datë 18 shkurt 2017, nga ora 12:00 deri në orën 16:00, nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqezimi i Rrugës “Ismail Qemali” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Si rrjedhojë e këtij marshim – proteste, do të ketë bllokime të pjesshme të trafikut në segmentet rrugorë:

Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Zhan D’Ark”, Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Bajram Curri”.

Ndalohet parkimi dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë:

Nga kryqëzimi i Rrugës “Myslym Shyri” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Rrugën “Ismail Qemali”, nga ora 12:00 deri në orën 16:00.

Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për sigurinë e protestës.

Ajo ka kërkuar bashkëpunimin e organizatorëve për mbarëvajtjen e saj dhe mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve gjatë kohës së zhvillimit të protestës.

comments powered by Disqus
Të ngjashme