Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AKR kundër sondazheve të porositura

Sondazhet e porositura dhe të plotësuara nëpër zyrat e partive politike, e që mbajnë logot e ndonjë kompanie, po tentojnë që t’i vlerësojnë lartë me përqindje të votave subjektet politike që po e shkatërrojnë rëndë Kosovën, po i shesin gjatë natës minierat dhe po shkatërrojnë të ardhmen e rinisë kosovare, njofton kumtesa nga AKR, transmeton koha.net.

Përkundër ofertave për të paguar këtë sondazh, AKR nuk ka pranuar të jetë pjesë e tendencave për dezinformimin e opinionit publik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu këto sondazhe kanë renditur lartë mbështetjen qytetare për dhunën e shfrenuar ndaj objekteve e pasurisë shtetërore, duke e promovuar atë si zgjidhje të problemeve me të cilat ne ballafaqohemi.

AKR është e bindur se mbështetja qytetare në ditën e sotme është tri herë më e madhe se ajo që është prezantuar sot dhe ka tendencë të vazhdueshme të rritjes.

Dy blloqet politike në vend, pozita dhe opozita, po e mbajnë peng Kosovën me dy probleme zgjidhjen e të cilave AKR e ka prezantuar dy vite më parë, duke kërkuar fuqishëm që çështja e demarkacionit me Malin e Zi, të trajtohet në një gjykatë arbitrazhi dhe që lidhjet ose bashkësitë e Komunave cilat do qofshin ato, të bëhen konform rendit juridik në Kosovë, pa krijuar një nivel të mesëm të qeverisjes dhe pa dhënë mundësinë e delegimit të ndonjë kompetence ekzekutive, ndonjë bashkësie të re që mund të themelohet.

Është jashtë çdo logjike dhe realiteti politik në vend, që mbi 80% e votuesve të Kosovës të pajtohen me izolimin, varfërinë, korrupsionin, anarkinë dhe shkatërrimin e shtetit të ndërtuar mbi djersën dhe gjakun e qytetarëve të vendit.

AKR fton strukturat e veta që të jenë edhe më të mobilizuara në aktivitetet e përditshme, me qëllimin e vetëm që ta shpëtojmë shtetin tonë dhe t`ia kthejmë dinjitetin qytetarëve të Kosovës.