9:54 Prokurori Blakaj paraqet provat kundër Krasniqit
Prokurori i rastit Elez Blakaj, ka paraqitur provat kryesore kundër Shefqet Krasniqit.
Provat sipas prokurorit bazohen nga marrja e deklaratave të Nasere Ademit dhe Minire Heta. Sipas prokurorit, Nasere Ademi do të dëshmoj për vajzën e saj e cila pas dëgjimit të ligjëratave të imamit Krasniqi, në këtë rast të pandehurit, ka ndërruar sjelljen duke u mbyllur në dhomë me muaj të tërë dhe pastaj edhe ka udhëtuar për në zonën e konfliktit, raporton KTV.
Gjithashtu sipas prokurorit dëshmitarja tjetër Minire Heta ka paraqitur prova se si djali i saj pas dëgjimit të ligjëratave i është bashkuar luftës në Siri e Irak. I njëjti para se të nisej është konsultuar me Krasniqin për të marrë mendim.
Prokurori gjithashtu po i paraqet edhe shmangiet e tatimit për një raport kontrolli të Administratës Tatimore e cila bazohet në shumë raporte ku konfirmohet se subjekti afarist "Porta" e cila ka shmangur tatimin mbi 20 mijë euro.
“Ekspertizën financiare lidhur me këtë çështje do ta paraqesim”, tha ai.
9:36 Imam Krasniqi s’e pranon fajësinë, në seancë mungojnë dy dëshmitarë
Ka nisur shqyrtimi gjyqësor ndaj Shefqet Krasniqit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton KTV .
Imam Shefqet Krasniqi nuk e ka pranuar fajësinë për tri veprat që akuzohet.
Sot kur pritej të dëshmonte Minire Heta dhe Nasere Ademi asnjëra nuk është e pranishme.
Që të dyja sipas gjykatësit Beqir Kalludra, nuk kanë pasur qasje në telefon dhe se sipas tij ende nuk e dimë a i kanë marrë ftesat me postë për të dëshmuar gjatë kësaj seance.
I pranishëm është vetëm një dëshmitar tjetër.
Krasniqi akuzohet për nxitje të urrejtjes, shmangie të tatimit me çka ka kryer vepër penale.
-
22 janar 2018 10:36
-
Shpërndaje në: