Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bregu: Rreziku rus në Ballkan, real

Kryetarja e Këshillit të Integrimit Europian, Majlinda Bregu, thotë se rreziku rus në Ballkan është real dhe këtu nuk përjashtohet mundësia e ndikimit dhe në Shqipëri. Sipas saj, ndryshe nga BE, Rusia e ka interes strategjik të politikës së jashtme Ballkanin dhe financimet ruse mund të shërbejnë për të mbajtur në këmbë regjime autoritare.

Këto ditë kryetarja e Këshillit të Integrimit Europian Majlinda Bregu u shpreh em tone kritike veçanërisht ndaj BE-së, kur tha se në përpjekje për të ruajtur stabilitetin po zhduken standardet demokratike, por theksin ajo e vë dhe tek rreziku rus si një shqetësim real për Ballkanin, kur thotë se “Pak kush e di se Ballkani Perëndimor është prioritet i politikës së jashtme Ruse, por asnjëherë nuk ka qenë prioritet strategjik i politikës së jashtme të BE-së. Për ta shtjelluar më shumë këtë Bregu thotë se shenjat e alarmit në rajon janë dhënë herët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në rast se do të kishte pasur pak më shumë vëmendje për shenjat e alarmit të cilat kanë vite që janë prezente në rajon, mbase do të kishte pasur edhe një reagim më të shpejtë po them qoftë edhe letrën e senatorëve amerikanë, por edhe nga ana e Bashkimit Europian”.

Sigurisht fqinjët sllavë janë më të ndikuar, por as Shqipëria nuk është e paprekshme.

“Shqipëria është vendi më pro perëndimor në Ballkan dhe sigurisht kjo është një gjë që na jep ne sigurinë së brendshmi por askush nuk mund të përjashtojë që influenca ruse dhe njëkohësisht tentativa për kërcënim të mos jetë i ndjeshëm edhe për Shqipërinë përsa kohë që është aq i ndjeshëm në kufijtë e shteteve fqinje”

Financimet ruse gjejnë veçanërisht terren aty ku ka përpjekje për të mbajtur gjallë regjime autoritare, nënvizon Bregu

“Është rreziku i influencës për të mbajtur gjallë regjimet autoritare, është një rrezik i kombinuar tashmë jo vetëm me influencën ruse por me tendencat populiste apo pjesën e terrorizmit dhe kërcënimit të terrorit; pra janë të gjitha bashkë një panoramë e cila e bën më të domosdoshme një vëmendje më të madhe për ta konsideruar Ballkanin perëndimor si një prioritet strategjik të politikës së jashtme të BE.

Vetëm konsolidimi i demokracive do t’i jepte hov perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor

“Është koha për të mos thënë që duhet të ishte qysh dje për të kthyer një vëmendje më të madhe për Ballkanin Perëndimor”.

Amerikanët janë shprehur me shqetësim për rrezikun që I kanosje Ballkanit që kur me krizën në Ukrainë. Ishte shkurti i 2017-ës kur sekretari amerikan I shtetit, Xhon Kerri kur foli për rrezikun e oligarkive në Ballkan. Ai pat deklaruar se qytetarët e vendeve të Ballkanit përsëri janë të zhgënjyer se aspiratat e tyre po nëpërkëmben nga korrupsioni dhe interesat e oligarkisë që blen votat shantazhon kundërshtarët, tenton të eliminojë opozitën, të vendosë nën kontroll gjyqësorin e të blejë biznesin dhe shoqërinë civile.