Arbëri

Mitrovica e Veriut nën masa të rrepta sigurie

Descriptive Text

Sot në Mitrovicën e Veriut do të mbërrijë presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Siç raporton Tanjug, për serbët në Kosovë kjo është dita më e ndjeshme e tyre pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Në Mitrovicë tani është shtuar numri i forcave policore.

“Masat e sigurisë janë të rrepta këtë mëngjes në Mitrovicë. Ka prani të dukshme të pjesëtarëve të oficerëve policorë në çdo pjesë të qytetit. Situata është e qetë dhe nuk ka tensione”, transmeton Koha.net.