Arbëri

Moti sot në Shqipëri

Descriptive Text

Gjatë ditë së sotme Shqipëria do të karakterizohet nga mot me vranësira mesatare dhe të dendura.

Moti do të jetë me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Dibrës dhe të Lezhës do të ketë reshje lokalisht intensive dhe me shtrëngata, njofton tch.

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

Reshjet në formën e dëborës do të zbresin deri në 1.000m mbi nivelin e detit. Siç bën të ditur IGJEUM (Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit) temperaturat minimale dhe maksimale priten të arrijnë:

Temperaturat

në bregdet: 9 °C / 13 °C

në vendet e ulëta: 6 °C / 13 °C

në vendet malore: 2 °C / 6 °C.